Home > Pasagjerë & vizitorë > Dy fjalë mbi shqipërinë

Dy fjalë mbi Shqipërinë


Shqipëria është një destinacion tërheqes pushimesh. Ky vend i Europës Juglindore me klimën e tij mesdhetare dhe verën e thatë e të nxehtë është duke u shndërruar gradualisht në një vend të mrekullueshëm për pushime. Veçanërisht 450 km e bregdetit të Adriatikut dhe Jonit janë një pjesë tërheqëse për turizëm dhe sporte. Por dhe malet dhe parqet kombëtare mirëpresin vizitorë. Vendi po bëhet gjithnjë e më i njohur për vizitorët nga vendet fqinje, si dhe nga e gjithë bota

Fakte mbi Shqipërinë

• Vendet fqinje: Mali i Zi dhe Kosova në Veri dhe në Verilindje të vendit, Republika e Maqedonisë në Lindje dhe Greqia në Jug
• Sipërfaqja: 28.748 kilometër katrorë
• Popullsia: Referuar INSTAT, Shqipëria ka një popullsi prej 3.15 mil banorë.
• Gjuha: Gjuha zyrtare në Shqipëri është gjuha shqipe, e cila është degë e familjes Indo-Europiane
• Besimi Fetar: Tre besimet fetare kryesore në Shqipëri janë feja myslimane, ortodokse dhe katolike.

Hyrja në Shqipëri

Për më shumë informacione në lidhje me vizat për të huajt që udhëtojne për në Shqipëri ju lutemi vizitoni faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Për më shumë informacione në lidhje me qytetarët shqiptarë që hyjne dhe dalin nga Shqipëria, lutemi klikoni këtu.