Home > Kompania > Ndërtimi

Punimet e ndërtimit

 

Aeroporti i Kukësit i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë përpara se të vihet në punë. Të gjitha shtesat dhe parametrat e rinj të aerodromit do të ndërtohen për të përmbushur standardet "me kosto të ulët". Një ofertë u bë nga bashkimi i ndërmarrjeve "Bami SHPK", e cila premtoi një investim me vlerë 6.8 milion euro.

 

Koncesioni pritet të zgjasë për 35 vjet dhe do të përfshijë zgjatjen e pistës, ndërtimin e pikës së furnizimit me karburant të avionit, modernizimin e sistemit të ndriçimit dhe gjithashtu zgjerimin e terminaleve të aeroportit. Së bashku me investimin e bërë deri më tani nga Emiratet e Bashkuara Arabe, vlera e investuar në këtë vepër do të arrijë në 24 milion euro.