Të gjitha bagazhet në Kukës International Airport i nënshtrohen masave të rrepta të kontrollit të sigurisë. Shembuj të artikujve të rrezikshëm të ndaluara në avion përfshijnë:

  • eksplozivët, municioneve dhe fishekzjarre
  • gazrat të kompresuar
  • materiale gërryese
  • fluide dhe materiale të ngurta të cilat marrin flakë
  • materiale radioaktive
  • Ilaçe mjekësore dhe pijet alkoolike në sasi të kufizuar
  • materiale toksike ose infektive
  • substanca oxidante dhe peroksidet organike
  • materialet që përmban lëndë djegëse

Rregullorja e re e marrëveshjes për udhëtim pa vizë të pasagjerëve shqiptarë të pajisur me pasaportë biometrike aplikohet për gjitha vendet e zonës Shengen, siç vijon më poshtë, me përjashtim të Anglisë dhe Irlandës. Kjo do të thotë që në vendet e mëposhtme lejohet udhëtimi pa vizë:

Austri, Belgjikë, Bullgari, Çeki, Danmarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Itali, Latvi, Lituani, Luksemburg, Maltë, Hollandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër.

Ku lutemi kontaktoni më parë linjën ajrore me të cilën do të fluturoni. Ju faleminderit. Gjithashtu mundet të kontaktoni dhe info@kuiport.al 

Kukës International Airport

Ju lutem i referohuni menusë Si shkohet në Aeroport & Parking në faqen kryesore të internetit të Kukës International Airport.

Në përputhje me politikat për krijimin e një ambienti miqësor e të shëndetshëm për pasagjerët, KFZ aplikon një politikë të rreptë të ndalimit të duhanit në terminal. Për duhanpirësit ka vetëm një zonë të caktuar ku lejohet duhani.